Beqaj shihet me pranga në duar nën shoqërimin e policisë teksa dërgohet në komisariat e Tiranës.
Ish-ministri u arrestua mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK pasi akuzohet për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian, në kohën kur drejtonte Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.
Raportohet për 5 urdhërarreste të firmosura nga prokurorja Elida Kaçkini, e cila po ashtu kohë më parë urdhëroi edhe kontrollin e banesës së Beqajt. Ndërkohë masat e sigurisë janë firmosur dje nga gjyqtarja e GJKKO-së, Rudina Palloi. Mësohet se janë masat e sigurisë janë 3 arrest me burg dhe 2 arrest shtëpie.
Bashkë me Beqajn në pranga ka rënë dhe Ermal Kurtulaj, krahu i djathtë i ish-ministrit si dhe Alfred Nikolla.
Ermal Kurtaj ka qenë në qendër të kësaj skeme, i cili rezulton se ka njohje të hershme me ish-drejtuesin e Agjencisë SASPAC, Ilir Beqajn, i cili e ka punësuar dhe si drejtues të projektit Eusair.
Sipas asaj që togat e zeza bënë me dije më herët, Kurtulaj u përgjua dhe u vëzhgua për një periudhë dhe gjatë bisedave apo kontakteve me pronarët e bizneseve të ndryshme, rezultoi se merrte prej tyre fatura për eventet e organizuara.
Gjithashtu më herët u bë me dije se Kurtulaj kishte marrë ndër të tjera fatura edhe nja biznes në Tiranë, që në fakt i përkisnin restorantit “ Gzona” , dhe këto veprime janë kryer me qëllim që të fshihet lidhja mes Gzonës dhe Shtetasit Ilir Beqaj, që atëkohë ishte drejtori i SASPAK dhe monitoronte projektet.
Kujtojmë që lir Beqaj u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit. Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” para një hetuesi apo oficeri të Policisë Gjyqësore një herë në javë, çdo të premte në orën 15.30. Gjithashtu, Ilir Beqajt iu komunikua dhe masa e dytë “Ndalim i daljes jashtë vendit”.
Në Gusht të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme arrestoi ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve në bashkëpunim, lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milionë euro 8 vjet më parë.
Pasi u mor në hetim nga SPAK, ish-ministri Ilir Beqaj, dha dorëheqje nga detyra e drejtorit për Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si State Agency for Strategic Programming and Aid Coordination (SASPAC).
Ilir Beqaj e mori këtë post në 26 tetor të 2023, duke zëvendësuar numrin 2 të ministrisë së Brendshme, Romina Kukon e cila ishte pjesë e përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Discussion about this post