Kjo e hënë ka nisur vrulllshëm për Partinë Socialiste. Siç dhe njoftuam më herët kryetari i kësaj force politike, Edi Rama, mblodhi mëngjesin e sotëm Kryesinë e Kuvendit për të diskutuar lidhur me zgjedhjet e parakohshme të 4 gushtit në Himarë.
Përveç kandidatit të socialistëve për Himarën, i cili do të jetë Prefekti i Qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo, socialistët votuan unanimisht dhe shtyrjen e Kongresit zgjedhor i cili ishte planifikuar për tu mbajtur më 20 korrik.
Burime për mediat bëjnë me dije se Kongresi zgjedhor është shtyrë për tu mbajtur më datën 27 korrik.
Discussion about this post