Faturat e kripura në jug tanimë nuk janë thjesht një mit, pasi janë prekur qoftë dhe njëherë nga turistë të huaj dhe vendas të cilët vendosin të kalojnë disa ditë pushimi në rivierën shqiptare.
Rritja e frikshme e çmimeve dhe faturat “e kripura” për gjërat më esenciale kanë nxjerrë në pah abuzimet që po bëhen nga pronarët e bizneseve si dhe evazionin fiskal.
Rastet e njëpasnjëshme dhe denoncimet e shumta nga qytetarët të cilët kanë rënë “pre” e mashtrimeve me çmimet kanë bërë që shteti të “ngrihet në këmbë”. Burime për mediat bëjnë me dije se agjentët e Krimit Ekonomik janë urdhëruar që të dalin në terren.
Për të marrë në kontroll këtë situatë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla u ka kërkuar njësive të krimit ekonomik që të hetojnë rastet e abuzimit me çmimet, fshehjen apo mosafshimin e tyre, nëpër bizneset të cilat operojnë në vijën bregdetare të vendit tonë.
Discussion about this post