Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar sot zhvillimin e një operacioni të madh në kuadër të inceneratorit të Tiranës. Burime të sigurta bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar dhe GJKKO ka vendosur për 22 masa sigurie, me oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit që janë në terren për ekzekutimin e tyre.
Deri më tani janë lëshuar urdhër arreste për gazetarin Endrit Habilaj, Denisa Tollkuci dhe Dashamir Ymeraj duke vendosur masë sigurie, “arrest me burg”. Ndërkaq, vijon operacioni për të ekzekutuar masat e sigurisë për personat e tjerë tëm dyshuar që kanë lidhje me aferën e korrupsionit të inceneratorit të Tiranës.
Të njëjtat burime tregojnë se në këto 22 masat e sigurisë, përkatësisht ndalime dhe vënie sekuestroje, bëjnë pjesë shtetas të huaj, politikanë dhe njerëz të tjerë të rëndësishëm.
Ndërkaq, sot pritet një njoftim zyrtar nga ana e SPAK për këtë operacion të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Kujtojmë që pas arrestimeve të bujshme në Bashkinë e Tiranës, të tjera masa janë dhënë sot nga SPAK në kuadër inceneratorit të kryeqytetit.
Discussion about this post