Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë shoqëritë që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 31.7%, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 30.7% dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 25.7%.Të dhënat krahasuese të EUROSTAT tregojnë se Shqipëria mbetet mbrapa nivelit mesatar të Bashkimit Europian. Në vitin 2022, 22.9% e bizneseve të anketuara në BE ofronin
shërbime të tregtisë elektronike. Zgjerimi i dixhitalizimit të shërbimeve të biznesit është një domosdoshmëri në një epokë kur zgjidhjet dixhitale po e transformojnë sjelljen konsumatore. Veçanërisht për brezat e rinj, të rritur në epokën e internetit dhe telefonave inteligjentë, blerja e shërbimeve apo produkteve në rrugë dixhitale është normaliteti i ri, ndërsa të shkuarit fizikisht dhe të priturit në radhë në njësi shërbimi është një shpenzim kohe i panevojshëm.
Askush nuk dëshiron të shpenzojë kohë dhe energji për të printuar letra të panumërta që vetëm shtojnë shpenzimet, e më pas, të presin në radhë për të marrë konfirmimin mbi të njëjtat letra – procese lehtësisht të zëvendësueshme nga alternativat digjitale që biznese të ndryshme ofrojnë. Dixhitalizimi i proceseve nuk është vetëm një alternativë, por një zgjidhje inovative më e sigurt, më e shpejtë, më e lirë.
Në mënyrë specifike, pagesat elektronike janë një indikator i thërthortë që tregon në një masë të konsiderueshme shkallën e dixhitalizimit të shërbimeve të biznesit. Banka e Shqipërisë vlerëson se vitin e kaluar shqiptarët kryen mesatarisht 21 pagesa elektronike
për frymë. Shifrat tregojnë se përdorimi i pagesave elektronike është rritur me ritme të shpejta në vitet e fundit.
Në mënyrë specifike pagesat elektronike janë një indikator i tërthortë që tregon në një masë të konsiderueshme shkallën e digjitalizimit të shërbimeve të biznesit. Banka e Shqipërisë vlerëson se vitin e kaluar shqiptarët kryen mesatarisht 21 pagesa elektronike për frymë. Shifrat tregojnë se përdorimi i pagesave elektronike është rritur me ritme të shpejta vitet e fundit.
Në vlerë transaksionesh, pagesat me kartë vitin e kaluar arritën në 64.1 miliardë lekë, 26.6% më shumë krahasuar me vitin 2022. Për vitin 2023, volumi i pagesave në terminale POS përbënte 14.5% të vlerës totale të veprimeve me karta, nga 13.9% që kishte qenë pesha e këtyre veprimeve një vit më parë.
Pagesat me kartë në vitet e fundit janë nxitur sidomos nga rritja e shpejtë e numrit të turistëve të huaj. Kërkesa e tyre për të paguar me kartë po shtyn një numër më të madh biznesesh të pranojnë pagesa me këto instrumente. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në fund të vitit të kaluar arriti shifrën rekord prej në 19 184, në rritje me 18.2% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, pagesa me para elektronike është një formë pagese e ngjashme me pagesën me kartë bankare, por ndryshimi kryesor është se këto transaksione nuk kryhen përmes kartave dhe POS-eve të sektorit bankar, por nëpërmjet infrastrukturës së institucioneve të
licencuara të parasë elektronike. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri dhe vlera e veprimeve me para elektronike është në rritje të ndjeshme në vitet e fundit. Për vitin e kaluar, numri i transaksioneve me para elektronike arriti në më shumë se 11.2 milionë, në rritje me 38% krahasuar me një vit më parë. Rritja është akoma më e ndjeshme në vlera të transaksioneve. Për vitin 2023 vlera e raportuar e veprimeve me para elektronike arriti në 91.6 miliardë lekë, në rritje me 102% krahasuar me vitin 2021.
Hapa të rëndësishëm në këtë drejtim janë marrë edhe nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, e cila ka nisur një projekt pilot për të testuar këtë platformë të re: nga fatura e kafes e deri te pagesat utilitare si drita, ujë, gjoba etj., projekt i cili u prezantua për herë të parë në kryeqytet dhe më pas do të zhvillohet në qytetet e Përmetit dhe Peshkopisë.
Në industrinë e financave personale, iute ka ofruar një përditësim konstant të teknologjisë dhe puna e bërë edhe me portofolin e tyre të gjerë të klientëve ka kontribuar në aftësimin e grupmoshave të ndryshme në përdorimin e parasë elektronike apo aplikacioneve
financiare. Ky projekt pilot synon aftësimin dhe edukimin e popullatës mbi paratë elektronike, por edhe mbi pagesat online në tërësi, duke synuar kështu që angazhimi edhe i partnerëve si iute, të sjellë një rritje të këtyre aktiviteteve, brenda kornizës së politikave të “Open
Banking”.
Rritja është po kaq e dukshme edhe në numrin e llogarive. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar numri i llogarive të parasë elektronike arriti në më shumë se 153 mijë, në rritje me 110% krahasuar me një vit më parë. Këto shifra dëshmojnë rritjen e peshës së institucioneve të parasë elektronike në tregun e pagesave. Besohet se me aplikimin e shërbimeve të bazuara në bankingun e hapur (Open
Banking), hapësirat konkurruese të institucioneve financiare fintech do të zgjerohen. Dixhitalizimi i pagesave po ndërthurret edhe shërbimet e financimit që ofrojnë institucionet fianciare fintech, kryesisht ato të modelit “bli tani, paguaj më vonë”, që mundësojnë sigurimin e financimit për të blerë produktin apo shërbimin direkt në faqet e internetit të shitësit. Shërbime të këtij lloji ofrohen tashmë nga shumë kompani të shitjeve me pakicë në faqet e tyre të e-commerce, përveçse në dyqanet fizike.
Dixhitalizimi i shërbimeve të biznesit dhe pagesave dhe ulja e shkallës së lartë të përdorimit të parasë fizike është një sfidë e madhe për ekonominë shqiptare.
Me gjithë rritjen e përdorimit të pagesave elektronike, në Shqipëri mbizotëron pagesa me para fizike.
Sipas BSH, raporti i parave jashtë bankave ndaj parasë likuide vitin e kaluar ishte sërish në nivele të larta, 51 përqind.
Pjesa më e madhe e njerëzve nga ana tjetër e ka të vështirë ta kuptojë se përdorimi i parasë cash nuk është metodë pagese pa kosto, por përkundrazi është e kushtueshmepër një ekonomi, nëse merren në konsideratë shpenzimet për pranimin e këtyre pagesave, kostot e ruajtjes dhe transportimit të parasë dhe nëse kuantifikohet rreziqet operacionale të lidhura me paranë fizike. Për këtë arsye, rritja e përdorimit të pagesave dixhitale jo vetëm për të zëvendësuar transaksionet bankare, por edhe pagesat në pikën e shitjes është shumë e rëndësishme
për ekonominë. Këto pagesa vazhdojnë të kenë kartat bankare si instrumentin e tyre kryesor, megjithëse në vitet e fundit kanë filluar të përdoren edhe pagesat me teknologji alternative të parasë elektronike. Verën e kaluar, Komisioni Europian i rekomandoi Shqipërisë vendosjen e një shume tavan për pagesat me para fizike.
Discussion about this post