Kryebashkiaku i ri i Himarës do të betohet më datë 30 Shtator, të hënën e ardhshme. Mbledhja zyrtare është thirrur nga Këshilli Bashkiak dhe të gjithë anëtarët janë njoftuar të jenë prezent, për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit.
Demokratë e socialistë ftohen në nisje të javës së ardhshme, që të jenë prezent në sallën “Neço Muko” në Himarë, ora 10.00, për të ceremoninë e marrjes së detyrës, betimin dhe vlefshmërinë e mandatit të Vangjel Tavos, shkruan newsbomb.al.
Kandidati i propozuar nga Partia Socialiste, Vangjel Tavo garoi në zgjedhjet e 4 Gushtit përballë kandidatit tjetër të opozitës, Petro Gjikuria, dhe fitoi me një diferencë të madhe.
Njoftimi per ceremonine e betimit te Vangjel Tavos
“Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, z. Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota (58.62%). Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, z. Petraq Gjikuria ka marrë 3545 vota (41.38%)”, konfirmoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Himara ishte futur prej më shumë se një viti në një krizë të paprecedentë, pasi kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 14 Majit 2023, u arrestua dy ditë para votimeve, por megjithatë u shpall fitues. Fredi Beleri nuk mori dot leje nga gjykata dhe përfundimisht e humbi mandatin, sepse nuk u betua.
Në krye të bashkisë qëndroi për disa muaj kandidati humbës, Jorgo Goro, i cili më pas u arrestua nga SPAK ashtu si Fredi Beleri. Himara u drejtua përgjatë muajve nga dy kryebashkiakë të komanduar, deri në zgjedhjet e 4 Gushtit, kur himariotët votuan për kryetar Vangjel Tavon.
Discussion about this post