Kryepolici i ri i Shqipërisë pritet të zgjidhet këtë javë, shkruan newsbomb.al. Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha këtë të hënë në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.
“Brenda kësaj ministri i Brendshëm do t’i dërgojë Këshillit të Ministrave kandidatin për Drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, është shprehur Hoxha.
I ftuar për herë të parë në komisionin parlamentar në Kuvend, ministri i Brendshëm ka sqaruar përpara kolegëve demokratë dhe socialistë garën për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, pas miratimit të ligjit të ri që i jep shans kujtdo që përmbush kriteret për të garuar.
Ish-drejtues e drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, i janë përgjigjur thirrjes për postin e Drejtorit të Përgjithshëm, pas largimit nga detyra të Muhamet Rrumbullakut. Afati i aplikimeve ka përfunduar dhe interes kanë shprehur 15 persona.
Ministri Ervin Hoxha ka deklaruar se nga gara për kryepolicin e ri të Shqipërisë janë skualifikuar katër kandidatë. Ai nuk përmendi emra, por jozyrtarisht bëhet fjalë për Sami Rashën, Shemsi Prençin, Hajrulla Xhivini dhe Ibrahim Disha.
-Adriatik Tafçiu: Ish-shef i Kurikulave në Akademinë e Sigurisë, ka mbajtur edhe detyrën e ish-nëndrejtorit të Policisë Dibër më 2017, pas vitit 2018 nëndrejtor i Policisë së Lezhës.
-Altin Mena: Aktualisht nëndrejtor i Policisë së Lezhës, ish-nëndrejtor për Hetimin e Krimit Rendin dhe Sigurinë në Lezhë më 2023, ish-shef i Policisë Rrugore Lezhë më 2018, shef i Komisariatit Berat më 2022.
-Ardian Çipa: Aktualisht mban postin e drejtorit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
-Gentjan Shehaj: Drejtor në Drejtorinë e Kurrikulave dhe Kordinimit dhe Sigurimit të Cilësisë , në Akademinë e Policisë, në Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
-Hajrulla Xhivini:
-Ibrahim Disha:
-Idajet Faskaj: Aktualisht mban postin e shefit të Interpol Tirana.
-Ilir Proda: Aktualisht mban postin e drejtorit të Policië së Elbasanit.
-Lutfi Minxhozi: Para një viti është emëruar në krye të Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
-Neritan Nallbati: Mban detyrën e Drejtorit të Departamentit për Policinë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,nga data 01.08.2022.
-Pëllumb Seferi: Aktualisht drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Nderkombëtare.
-Rebani Jaupi: Aktualisht mban postin e Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që nga data 20.10.2021.
-Sami Rasha: Pedagog në akademinë e policisë
-Shemsi Prençi: Një funksionar shtetëror që e njeh nga afër këtë organizatë, pasi më herët ka qenë drejtues në qarqet Fier, Elbasan dhe Dibër, si dhe në krye të forcave speciale, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme. Ai ka drejtuar gjatë qeverisë socialiste edhe Emergjencat Civile.
-Skënder Hita: Aktualisht mban postin e kreut të Policisë së Durrësit.
Kjo është hera e parë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit zgjidhet përmes konkurrimit, pas ndryshimeve që u bënë në muajin Korrik në ligjin për policinë. Veç aftësive profesionale, një rëndësi të madhe do të ketë dhe integriteti moral, si dhe aftësitë organizative dhe drejtuese.
Discussion about this post