Kryetarja e Komisionit të Edukimit Ina Zhupa ka marrë pjesë në Panelet Qytetare të organizuara si projekt i Ambasadës Britanike në Tiranë me partnerët e saj lokal duke shprehur shqetësimin se parlamenti është kthyer në institucion që nuk pyet për interesat e qytetarëve.
Zhupa shprehet se në Shqipëri janë shtuar ligjet me porosi dhe janë zeruar konsultimet publike. “Deri tani gjithcka është formale me praktikat e konsultimit publik, ku asgjë nga sugjerimet nuk merret parasysh. Ligjet kalojnë sic kanë ardhur nga qeveria, ku shpesh janë ligje me porosi të klientëve të pushtetit. Mjafton të sjell në vëmendje ligjin për zonat e mbrojtura, ligji për koncesionin e Butrintit, ligjin për lojrat e fatit, ligji për aeroportin e Vlorës, ligji Fusha për teatrin kombëtar, ligji për Akademinë e Shkencave, etj. Ku pavarësisht kundërshtimeve publike të gjithë aktorëve, faktorëve, grupeve të interesit dhe ndërkombëtarëve përsëri kalojnë me lehtësi pa marr parasysh asgjë”, tha ajo
Deputetja Ina Zhupa njofton se do të propozojë ndryshime ligjore që të hiqet dorë nga formaliteti i konsultimeve publike dhe të jetë parlamenti i detyruar të dëgjojë qytetarët.
“Do të propozoj ndryshime ligjore”, Ina Zhupa: Konsultimet publike janë formale, parlamenti nuk merr asgjë parasysh në miratimin e ligjeve
Statusi i plotë:
Parlamenti duhet të dëgjojë dhe të përfshijë më shumë qytetarët në diskutimin e projektligjeve. Deri tani gjithcka është formale me praktikat e konsultimit publik, ku asgjë nga sugjerimet nuk merret parasysh.
Ligjet kalojnë sic kanë ardhur nga qeveria, ku shpesh janë ligje me porosi të klientëve të pushtetit. Mjafton të sjell në vëmendje ligjin për zonat e mbrojtura, ligji për koncesionin e Butrintit, ligjin për lojrat e fatit, ligji për aeroportin e Vlorës, ligji Fusha për teatrin kombëtar, ligji për Akademinë e Shkencave, etj. Ku pavarësisht kundërshtimeve publike të gjithë aktorëve, faktorëve, grupeve të interesit dhe ndërkombëtarëve përsëri kalojnë me lehtësi pa marr parasysh asgjë.
Duhet të futet si praktikë parlamentare diskutimi i projektligjeve që prekin politika thelbësore me panelet qytetare. Një praktikë që merret nga eksperiencat më të mira europiane, ku Skocia spikat, dhe që po sillet në Shqipëri nga IDM Albania, me mbështetjen e ambasadës Britanike.
Panelet Qytetare mundësojnë krijimin e një hapësire për diskutimin në mënyrë të informuar të çështjeve që janë në agjenden parlamentare, si dhe të kontribuojnë në forcimin e transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve në aktivitetin legjislativ dhe mbikëqyrës të parlamentit.
Do ta mbështes këtë praktikë, duke propozuar ndryshime në ligj, ku të hiqet dorë nga formaliteti i konsultimi publik dhe të jetë detyrimi që qytetarët të kenë zë në vendimarrje.
Discussion about this post