Senca e sotme plenare ka nisur me betimin e dy deputetëve të rinj, një i Partisë Socilaiste dhe tjetri i Partisë Demokratike.
Dy deputetët e rinj që janë betuar janë Andrea Mano i cili mori mandatin e Ervin Salianjit pasi këtij të fundit i hoqën mandatin pas dënimit me një vot burgim.
Gjashtu u betu dhe deputeti Erjon Meka, i cili mori mandatin e Jurgis Çyrbes i cili gjithashtu u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Situata në sallë paraqitet e “qetë”, teksa deputetët dhe ministrat kanë nisur të marrin fjalën, pa u penguar nga opozita. Nga ana tjetër deputetët demokratë kanë nisur mosbindjen civile jashtë ambientit të Kuvendit.
Në ambientet e jashtme një gardh metalik është vendosur në hyrje të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në rast se do të ketë aksion nga opozita për të bllokuar punimet normale parlamentare në kuadër të mosbindjes së tyre civile.
Discussion about this post