Ukraina mbrëmjen e djeshme arriti që të triumfonte në festivalin e Eurovision. Ndonëse shumë kritikë e konsideruan si një “fitore të pamerituar”, për shkak të situatës në të cilën Ukraina ndodhet, orkestra “Kalush” është kujdesur që ata të mos vlerësohen për shkak të luftës.
Së fundmi ka qenë gazetarja Hanna Liubakova e cila ka zbuluar se orekstra “Kalush”kishin regjistruar videoklipin e këngës së tyre mes luftës, bombardimeve dhe rënojave të Kievit, mirëpo nuk e publikuan videon para Eurovosion pasi nuk dëshironin që të akuzoheshin për politizimin e konkursit.
“Orkestra Kalush shfaqi një video për këngën Stefania, të xhiruar në Bucha, Irpin, Hostomel dhe Borodyanka, të shkatërruar nga ushtria ruse. Ata nuk donin ta publikonin para #Eurovision për të mos u akuzuar për politizimin e konkursit. Videoja përfundon me një thirrje: Qëndroni me Ukrainën”, shkruan ajo.
Discussion about this post