Ka përfunduar java e 34-t e Kategorisë Superiore, ku në fund janë dhënë disa verdikte shumë të rëndësishme.
Dinamo ka humbur 2-1 në Kukës përballë vendasve dhe ka rënë zyrtarisht nga kategoria. “Blutë” nuk kanë arritur të mbijetojnë pavarësisht investimeve të shumta, duke qenë skuadra që ka zhgënjyer më tepër në këtë sezon. Nga ana tjetër, Kukësi me këtë fitore ngjitet në vednin e katërt, me pikë të barabarta me Vllazninë, në luftë për një vend në Kupat e Europës.
Tiraa kampione nuk ka falur as Vllazninë, duke fituar me rezultatin 3-1 në “Selman Stermasi”. Bardheblutë shënuan 2 herë në pjesën e parë dhe më pas edhe njëherë tjetër në fraksionin e dytë të lojës, ndërsa golin e barazimit të përkohshëm për Vllazninë e shënoi Zhivanaj, që e dërgoi topin në portën e tij. Vllaznia tashmë rrezikon Europën, pasi ndodhet në vendin e 5-të, ndaj me këtë renditje vetëm fitorja në Kupën e Shqipërisë e dërgon në “Europë”.
Partizani fiton minimalisht 0-1 në Rrogozhinë përballë Egnatias dhe ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt “Europës”, kur kanë ngelur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit. Ndërkohë, Egnatia siguroi mbijetesën provizorisht, pasi do të duhet të përballet në Play Out me një nga ekipet e Kategorisë së Parë.
Laçi mposhti 1-2 në transfertë Skënderbeun e rënë nga kategoria, ndërsa Teuta fitoi përballë Kastriotit vendas minimalisht, duke u futur në “vallen” e Europës.
Discussion about this post