Kreu i SPAK Arben Kraja u përgjigj ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit që ai drejton.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja raportoi këtë të premte para Komisionit të Ligjeve, ku po ashtu iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve. Në mesin e tyre ishte edhe pyetja për deklaratat publike nga politika drejtuar këtij institucioni.
Arben Kraja: Deklarimet publike nga politika, a është ndërhyrje? Unë nuk dua të komentoj, sepse nuk më takon mua të bëj analiza të tilla. Unë jam zbatues i ligjit, të gjithë prokurorët. Ne kemi një parim dhe një standard që kemi vendosur, të mos ndikohemi nga deklarimet publike. Nuk ndalojmë dot deklarimet publike të askujt, secili ka të drejtën e tij të flasë, të shprehet, të shprehë opinione, mirë apo keq. Ne duhet të vazhdojmë të shohim ato letra që ne kemi, që do të thotë, dosjet, provat, procedurat konkrete, të jemi korrektë me ligjin dhe ky është parimi që kemi ndjekur deri më tani.
A duhet miratuar një nen që ta ndalojë këtë?
Arben Kraja: Mesa kujtoj, në draftin e reformës në drejtësi për strukturën tonë ka qenë diçka e parashikuar, u hoq pastaj, është në dorën tuaj. Ne i ushtrojmë funksionet, kuptohet sa më komod të jesh, më mirë do jetë. Nuk besoj së është diçka shqetësuese për ta kthyer në nismë ligjore.
tv6+1vlora
Discussion about this post