Operacioni, i zhvilluar nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë.
Vihet në pranga shtetasi që u kap në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Çifliku”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-T. D., 41 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në fshatin Çiflik, Konispol, duke transportuar në automjetin e tij, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.
tv6+1vlora
Discussion about this post