Gjiknuri: Jemi të bindur se nëse kjo punë fillon tashmë, pas 3 vjetësh e drejta e votës së emigrantëve të bëhet realitet.
Në konferencën e KQZ-së dhe OKB-së, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri është shprehur se ka ardhur momenti që të bëhet i mundur ekzekutimi i votës së emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Damian Gjiknuri: Ne arritëm për herë të parë të sanksionojmë një të drejtë që prej vitesh dëshirohej por asnjëherë nuk mendohej se do të arrihej. Ky është një moment i mirë pasi kemi një bazë ligjore, e cila mund të ketë tek-tuk nevojë për përmirësim. Mendoj se KQZ është e pajisur me bazën ligjore për të eksploruar të gjitha skemat e mundshme që do ta bëjnë të mundur ekzekutimin e votës së emigrantëve, të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Ka ardhur momenti që ajo të bëhet e mundur. PS-ja ka qenë ndër promotorët e kësaj ideje që vota e diasporës duhet të sanksionohet dhe ka ardhur momenti që ajo të bëhet e mundur. KQZ është një pozicion më të mirë për ta çuar përpara këtë proces sepse dhe nga raporti i zgjedhjeve të vitit 2021, KQZ doli një organ që i përmbushi detyrat e tij, nuk u përfshi në betejat politike. Përkundrazi, ka një autoritet të mirëpritur për ta çuar para këtë proces.
Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri ka thënë se PS është e gatshme që të marrë pjesë në këtë proces dhe ka bërë thirrje që të vazhdohet puna për reformën zgjedhore.
Damian Gjiknuri: Partia Socialiste është e gatshme, është momenti që të fillojmë punën edhe për reformën zgjedhore. Përfitoj nga rasti që t’i bëj thirrje të gjithë palëve politike që të marrin pjesë sa më shpejt në atë komison me qëllim që kjo punë të fillojë dhe besoj se kjo është një ndër çështjet e para që duhet të adresohet. PS është e gatshme për të marrë pjesë në këtë proces. Garantojmë mbështetjen tonë dhe dhe jemi të bindur se nëse kjo punë fillon tashmë, pas 3 vjetësh e drejta e votës së emigrantëve të bëhet realitet konkretisht.
tv6+1vlora
Discussion about this post