Shteti vendos të heqë dorë nga 3 mijë e 800 rekurse të bëra në Gjykatën e Lartë për çështje civile dhe administrative.
Ministri Ulsi Manja, tha se heqja dorë u bë në bazë të një udhëzimi të miratuar këtë të enjte nga qeveria.
Vendimi u mor si një masë për të ulur stokun e dosjeve në Gjykatën e Lartë që numërohen mbi 35 mijë.
Kjo kërkesë ishte bërë me herët edhe nga kreu i kësaj gjykate Sokol Sadushi. Rekurset u përkisnin çështjeve që vendimet e gjykatave më të ulëta ishin ekzekutuar ndërkohë.
Ndërkohë mbi 1 mijë rekurse të tjera janë në shqyrtim në bazë të këtij udhëzimi nëse do të hiqet dorë apo jo.
tv6+1vlora
Discussion about this post