Përcaktohet data e mbajtjes së raundit të katërt
Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve e cila do të përcaktojë datën e mbajtjes së raundit të katërt të zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës.
Një ditë më parë u konsumua pa asnjë rezultat edhe raundi i tretë.
Në seancë u lexua raporti i komisionit të ligjeve që njoftoi se nuk ishte paraqitur asnjë kandidat.
Për këtë, palët akuzuan njëra-tjetrën.
Socialistët thanë se opozita nuk propozoi asnjë emër ndërsa demokratët akuzuan shumicën se shkeli paktin e arritur.
Në raundin e katërt mjaftojnë vetëm 71 vota për të zgjedhur presidentin.
tv6+1vlora
Discussion about this post