Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shpreh ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.
Në një mesazh të përcjellë nga ambasada e SHBA në vendin tonë, Blinken shprehet se kontributet e ish-Presidentit në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e qëndrueshëm lenë pas një trashëgimi jetëgjatë.
“Ne ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për largimin nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm lënë pas një trashëgimi jetëgjatë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken”, thuhet në mesazh.
tv6+1vlora
Discussion about this post