Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë ditën e sotme në orën 14:00.
Qëllimi i mbledhjes do të jetë miratimi i kandidaturave të kryetarit të partisë, Sali Berisha për Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët dhe Sekretariatet e Partisë Demokratike.
Pas propozimeve do të jetë Këshilli Kombëtar që do të shprehet me votë. Për këtë arsye pritet që Këshilli të zhvillojë një mbledhje në orën 17:00 për këtë qëllim.
Njoftimi:
Pershendetje,
Kryesia e Partise Demokratike mblidhet sot ne oren 14.00 per te miratuar kandidaturat e Kryetarit Sali Berisha per Sekretar te Pergjithshem, Nenkryetarë dhe Sekretariatet e Partise Demokratike.
Me pas, mbledhja e Keshillit Kombetar per te votuar keto kandidatura do te jete ne oren 17.00 ne Seline e PD!
tv6+1vlora
Discussion about this post