Enkelejd Alibeaj është shprehur se nuk ka asnjë sens që PD të marrë pjesë në procesin e votimit që do të zhvillohet nesër për zgjedhjen e Presidentit të vendit.
“Qëndrimi ynë është logjik, koherent. Kemi bërë shërbimet kushtetutës. Nesër nuk ka asnjë sens që PD të marrë pjesë në procesin e votimit. Do legjitimonte kapjen e një institucioni tjetër nga mazhorancës. U provua që Rama nuk kishte asnjë lloj synimi për t’u dhënë shqiptarëve një president të të gjitha palëve”, tha Alibeaj.
Ai shtoi se opozita nuk e bojkoti procesin.
“Bojkot do ishte që të mos merrnim kurrsesi pjesë në proces. Nesër nuk marrim pjesë në votim për të legjitimuar… Besoj që është proces që vetëm nga ne nuk u bojkotua. Ishim ne që ofruam rregulla”, u shpreh Alibeaj.
tv6+1vlora
Discussion about this post