Shtohen 100 forca të tjera në terren
Përmirësohet situata e zjarreve në ishullin e Sazanit. Forcat e Armatosura kane mundur të neutralizojnë 14 vatra zjarri në ishull mbrëmjen e së hënës. Pas tre ditësh në luftë me flakët, efektivët kanë mundur të venë nën kontroll disa vatra, ndërsa po vijon operacioni për izolimin e plotë të flakëve dhe krijimin e brezit të shpyllëzimit me mjete shtesë nga Komanda Mbështetëse.
Rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren ku do ju bashkohen efektivëve të Forcës Detare dhe asaj Tokësore, punonjësve të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe forcave zjarrfikëse të Vlorës, të cilat po punojnë për fikjen e zjarreve.
Zjarri në ishullin e Sazanit u favorizua nga bimësia e dendur dhe era e fortë, të cilat vështirësuan ndërhyrjen e trupave të ushtrisë, të angazhuara për shuarjen e flakëve. Rreziku më i madh janë municionet e pashpërthyera, që kanë mbetur aty prej kohës kur ishulli shërbente si një bazë ushtarake.
tv6+1vlora
Discussion about this post