Dëmtohet dyqani dhe lokali i këngëtarit
Një sasi lëndë plasëse i është vendosur një dyqani në pronësi të reperit të njohur Noizy, të marrë me qira nga babai i tij Bashkim Rajku.
Sipas policisë si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe lokali i këngëtarit Rigels Rajku që ndodhet në katin e dytë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas banorëve shpërthimi ka qenë i fortë dhe ka dëmtuar edhe xhamat e disa shtëpive pranë.
Një ditë më parë policia ka proceduar penalisht Noizyn dhe babanë e tij, Bashkim Rajku, pas përplasjes me reperin Kleviol Ahmeti.
Discussion about this post