Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan, është përdorur për herë të parë një dron.
“Sot kemi përdorur për herë të parë Sistemet e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit “PUMA RQ-20B”, për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan (përveç përdorimit ushtarak), mundësuar për Forcën tonë Tokësore, nga partneriteti strategjik me SHBA”, shkruan Peleshi.
Peleshi shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA. Në fund ai shkruan: Falenderim për efektivin e mirëtrainuar të FT dhe komandantin gjen. Arben Kingji.
tv6+1vlora
Discussion about this post