Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendi tha se në shkurt do të nisin punimet për ndërtimin e Urës së Bunës. Në datën 2 korrik tha kreu i qeverisë do të hapet përfundimisht aksi Kardhiq-Delvinë, si dhe me 9 korrik hape ByPass i Vlorës.
Duke qenë se ju mbani shënime dhe merreni me shifra, mbani shënim; në shkurt të vitit të ardhshëm, natyrisht të gjitha këto mund të ndryshojnë, por pastaj do flasim për arsyet, nëse do ketë arsye që të ndryshojë, por plani është që në shkurt të vitit të ardhshëm, së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, unë të jem atje për të filluar puna për ndërtimin e urës. Jemi në fazën e projektit të detajuar dhe punët publike kërkojnë kohën e tyre, por ndeshen me një situatë absolutisht, jo të lehtë për shkak të rritjes së çmimeve. Sidoqoftë, shkurtin e ardhshëm fillon puna atje.
Ashtu sikundër, në 2 korrik hapët përfundimisht aksi i shumë përfolur prej 100 vitesh Kardhiq-Delvinë, në 9 korrik hapet përfundimisht dhe by-pass i Vlorës dhe këto sakatimet që kur krijohen më shumë lidhje me botën sakatohesh, këto janë konsekuenca të të menduarit dhe të jetuarit si në rrethim. Ne kemi dalë nga ajo fazë dhe jemi në një fazë tjetër.
Ne nuk do fillojmë vetëm Milot-Balldren sepse ne nuk mendojmë në formë arnash, siç mendoni ju, se mënyra juaj e të menduarit është me arna, shto ujë e shto miell siç keni bërë sa jeni shfaqur në jetën politike të këtij vendi dhe sa herë keni patur mundësinë t’ju bjerë në dorë mielli, por ne mendojmë krejt ndryshe dhe ne do të bëjmë Murriqan-Milotin, Milot-Balldrenin, do të bëjmë Thumanë-Kasharin, do të bëjmë Kashar-Rrogozhinën, e kështu me radhë. Me 3 apo me 4D, po ja u përsëris, në datën 2 korrik të këtij viti, mbas pak ditësh, hapet përfundimisht rruga Kardhiq-Delvinë për të cilën nuk e di se sa lëkurë daullesh keni konsumuar, se sa tribuna me rrugë-rrugë-rrugë keni ngritur dhe se sa herë e keni inaguruar dhe jo vetëm që nuk e bëtë, por e latë atje gropë që sa më shumë përpiqeshe ta mbushje aq më shumë gropa të tjera hapeshin nga pikëpamja financiare.’- tha Rama.
tv6+1vlora
Discussion about this post