Një 26 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës.
Aleksandro Munguli kishte mbjellë fidanë kanabis në fshatin Nivicë të improvizuara në disa vazo si dhe në momentin e arrestimit iu sekuestruan një sasi municioni luftarak prej 100 fishekësh dhe 2 granata.
Tashmë i riu do të përballet me akuzat e kultivimit të lëndëve narkotike dhe mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policise:
Himarë
Vijojnë kontrollet masive të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe të çdo paligjshmërie tjetër.
Si rezultat i kontrolleve, sekuestrohet një sasi municioni luftarak, si dhe disa fidanë të dyshuar narkotikë, cannabis sattiva.
Vihet në pranga autori i dyshuar i këtyre veprimtarive kriminale.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe të çdo paligjshmërie tjetër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në fshatin Nivicë, në stanin e shtetasit A. M., kanë gjetur 100 fishekë, 2 granata, si dhe disa fidanë të kultivuar në vazo, të dyshuar narkotikë cannabis sattiva.
-Në përfundim të veprimeve policore u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi A. M., 26 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Himarë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
tv6+1vlora
Discussion about this post