Rreth 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen ditën e sotme provimit të dytë të Maturës Shtetërore, duke testuar dijet e tyre në Gjuhën e Shqipe dhe Letërsinë. Rreth 7 mijë mësues janë angazhuar për mbarëvajtjen e provimit në të gjithë vendin.
Provimet nisin në orën 10:00 dhe do zgjasin 2 orë e gjysmë. Ndërkohë testet janë të shkallëzuara sipas niveleve të nxënësve. 40% niveli i parë, 40% niveli i dytë, 20% niveli i tretë i vështirësisë.
Maturantët do të zhvillojnë provimin e Matematikës më 17 Qershor, ndërsa më 24 Qershor Lënda me Zgjedhje.
tv6+1vlora
Discussion about this post