Edhe dhoma vendore e avokatisë në Vlorë i është bashkuar bojkotit të seancave gjyqësore pasi sipas tyre, harta e re gjyqësore fut edhe më tej në kolaps sistemin e drejtësisë.
Kreu i Dhomës së Avokatisë në Vlorë, Durim Bajrami theksoi se harta e re gjyqësore krijon probleme ndërsa është nisur sot me bojkot 4 ditor ndërsa në vijim mund të shkohet edhe në bojkot të masave të sigurisë.
Gjatë kësaj të marte janë pezulluar 60 seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë, 40 në Gjykatën e Apelit dhe 24 në Gjykatën Administrative.
Bojkot seancave gjyqësore edhe në Sarandë, avokatët kundërshtojnë shkrirjen e dy gjykatave në Gjirokastër
Bojkotit të seancave gjyqësore i janë bashkuar edhe avokatët në Sarandë. Në draftin e miratuar nga KLGJ Gjykata e Sarandës do të vazhdojë funksionimin normal, por avokatët e Sarandës kundërshtojnë shkrirjen e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Administrative në Gjirokastër.
“Shkrirja e këtyre gjykatave dhe zhvendosja drejt Tiranës dhe Lushnjës do të sjellë edhe rritjen e kostove për qytetarët”, u shpreh Merdan Lazaj, përfaqësues i Dhomës së Avokatisë Sarandë.
Discussion about this post