SPAK tërheq dokumentet e sterilizimit në vend nga spitalet e vendit. Burime bëjnë me dije se 4 spitale nuk i kanë kthyer përgjigje strukturës antikorrupsion lidhur me këtë çështje.
Sipas informacioneve nga grupi hetimor ata kanë afat për kthimin e përgjigjes deri ne fund të kësaj jave, dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë ata do përballen me drejtësinë.
Koncesioni i sterilizimit po hetohet prej muajsh nga SPAK dhe në pyetje janë marrë dhe anëtare te komisionit te vlerësimit te ofertave.
Në dhjetor të vitit 2019, nisma “Thurje” bëri një kallëzim penal për zyrtarët publik të përfshirë në koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, të cilët mund të kenë abuzuar me to.
Discussion about this post