Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me Hartën e re Gjyqësore në vend. Përmes një postimi në facebook, Berisha shkruan se ndryshimet e bëra mbyllin 9 gjykata fakti, 4 gjykata apeli administrative dhe 5 gjykata apeli në mënyrë arbitrare.
Gjithashtu ish-kryeministri shton se me hartën e re shtohen koston mbi qytetarin në dhënien e drejtësisë. Ndaj ai ftoi avokatët dhe të gjitha profesionet e tjera të lidhur ame sistemin e drejtësisë ëtë hidhen në grevë dhe të kërkojnë anulimin e vendimit.
“Te dashur miq, sot te gjithe avokatet e vendit nisen greven kater ditore kunder hartes se re antikushtetuese, antiligjore, te sistemit te gjykatave qe dhunon rende parimet e procesit te rregullt gjyqesor per qytetaret shqiptar.
Kjo harte ne menyre arbitare mbyll 9 gjykata fakti, 4 gjykata apeli administrative dhe 5 gjykata apeli. Ajo me shpenzimet shtese qe u krijon qytetareve, udhetime, hotele etj, e bene te paperballueshem procesin gjyqesor per shtresat ne nevoje.
Me harten antikushtetuese Rama ka dy qellime kryesore:
- Te vendose nen kontroll te plote vendimet e gjykatave dhe te maskoje falimentimin e sistemit gjyqesor nga pseudoreforma e ketij sistemi.
- Duke i dhene mbeshtetje te plote greves te avokateve te vendit ne mbrojtje te te drejtave themelore te qytetareve shqiptare, u bej thirrje te gjithe profesioneve te tjera te lidhura me proceset gjyqesore, te hidhen ne greve dhe te kerkojne anullimin e menjehershem te saj. sb”, shkruan Berisha në facebook.
tv6+1vlora
Discussion about this post