Turisti polak i cili u denoncua i zhdukur në det një ditë më parë në plazhin e Ksamilit, nga një 29-vjeçare është gjetur në orët e vona të darkës.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit në det është bërë e mundur gjetja e turistit i cili më pas është shoqëruar në vendin e tij të akomodimit në Sarandë. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për kërkimet e shtetasit polak Z. K, ju informojmë se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në det, u bë e mundur gjetja e shtetasit Z. K, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet për në vendin e tij të akomodimit në Sarandë”, thuhet në njoftimin e policisë.
https://www.facebook.com/6plus1vloratelevizion/videos/1343501196171916
Ndrekaq, nje person ka rënë nga lartësia në një greminë në malin e Çikës në Vlorë. Ai rezulton të jetë punonjës i ujësjellësit të Bashkisë Himarë.
Mësohet se ka qenë duke punuar në burimet e ujit të Çikës. Sipas informacioneve zona është e izoluar por ka akses deri në një pikë për të shkuar me makinë. Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.
Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar, në spital.
tv6+1vlora
Discussion about this post