Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 7 Korrikut dhe ta kthejnë atë në një revoltë të fuqishme qytetare.
“U bëj thirrje qytetarëve, këtë qëllim cinik, këtë shpërfillje të dënueshme të Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj tyre ta shndërrojnë në një revoltë të fuqishme qytetare. Të bashkohen në datë 7 i 7 ora 7 për një protestë të fuqishme qytetare. Të bëjmë që zëri i qytetarëve të dridhë nga themelet këtë regjim autokratik, kleptokratik të bazuar mbi vjedhjen, drogën dhe krimin. Qytetarët shqiptarë janë të ftuar me datën 7 i 7 në ora 7 të protestojnë për ndryshimin e këtij vendi. Sot shqipëria është vendi që rrit fëmijë për emigracion”, u shpreh Berisha.
Ish-Kryeministri u ndal edhe tek vendimi i djeshëm në parlament ku tha se Rama në vend që t’u kthente para qytetarëve në vështirësi, i shpërndau ato me klientelën e tij.
“Nuk ka akt më cinik, nuk ka akt më çnjerëzor se ky”, u shpreh Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/3129699293916832
tv6+1vlora
Discussion about this post