Kryeministri Edi Rama është pyetur gjatë një konference ditën e sotme në lidhje me hartën e re gjyqësore. Kreu i qeverisë tha se harta është e konsultuar dhe nuk do të ndryshojë. Sipas tij, Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk mund të ketë institucione të panumërta.
Po ashtu, kreu i qeverisë theksoi ndër të tjera se “pengmarrja e qytetarëve për të bërë qeverinë që të ndryshojë qëndrim është e pamoralshme, e shëmtuar dhe e padobishme përveçse s’ka asnjë shans të ketë sukses”.
“Sa i përket hartës gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Habitem që ka akoma individë dhe grupe individësh që besojnë që me qeverinë që unë drejtoj mund të flitet me gjuhën e bojkoteve me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Ne këtu jemi. Kush ka diçka për të ndarë, e ka shumë të thjeshtë, të na kërkojë të ulemi të flasim, të dëgjohemi, por harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Të bojkotojnë sa të duan, kjo nuk ndryshon. Shqipëria nuk mund të mbetet peng i vetvetes dhe i të kaluarës së vet ku gjërat janë aranzhuar hajde e lemë për herë tjetër. Shqipëria është një vend shumë i vogël për të pasur zyra dhe institucione të panumërta. Harta gjyqësore është ajo. Është e konsultuar gjatë. Është e dakordësuar dhe kush i bie ndesh është në të drejtën e vet ta bëjë, por pengmarrja e qytetarëve për të bërë qeverinë që të ndryshojë qëndrim është e pamoralshme, e shëmtuar dhe e padobishme përveçse s’ka asnjë shans të ketë sukses”, u shpreh Rama.
tv6+1vlora
Discussion about this post