Prej dy javesh ka nisur zbatimi i marreveshjes per hapjen teresore te kufirit mes Kosoves dhe Shqiperise. Kjo do te thote se cdo fundjave gjate sezonit veror ne pikat kufitare nuk do te kete asnje ndalim per kontroll dokumentesh apo policor.
Kjo eshte bere e ditur gjate mbledhjes se perbashket te dy qeverive qe u mbajt me 20 qershor 2022 ne Prishtine. Qytetaret e Vlores vleresojne kete marreveshje por thone se eshte e vonuar. Madje sipas tyre kjo gje nuk duhet te jete vetem per sezonin turistik, por thone se ka ardhur koha qe te hiqen fare kontrollet ne kufi per shtetasit kosovar.
Idriz Makolli eshte nje shtetas kosovar qe ka ardhur ne Vlore per pushime. Teksa vlereson bukurite e qytetit bregdetar, Makolli ka nje vleresim edhe per hapjen e kufirit mes Shqiperise dhje Kosoves gjate fundjaves.
https://www.facebook.com/6plus1vloratelevizion/videos/700313704605767
Prej 1 qershorit deri me 30 shtator, per çdo fundjave, ne kufijte mes Shqiperise dhe Kosoves qytetaret do te kalojne pa qene nevoja te kontrollohen. Qeveria e Kosoves dhe ajo e Shqiperise kane arritur pajtueshmeri per 19 pika ne sektore te ndryshem, ne kuader te mbledhjeve te perbashketa tradicionale qe mbahen ndermjet dy shteteve.
Ne takim, palet jane akordesuar per te punuar drejt lehtesimit te plote te levizjes se lire mes dy shteteve, me pas per te krijuar nje platforme te perbashket digjitale per promovim te turizmit te te dyja vendeve.
tv6+1vlora
Discussion about this post