Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të OSBE, ku është diskutuar sulmi rus në Ukrainë.
Gjatë diskutimeve, Mediu ka kërkuar që OSBE të mbajë qëndrim ndaj vendeve që thyejnë embargon e vendosur ndaj Rusisë.
Sipas Mediut, synimi i Rusisë është Europa. “Prej kohësh Rusia ka penetruar në Ballkan ushtarakisht, me shërbimet e inteligjencës, media dhe ekonomikisht duke forcuar lidhjet dhe qëllimet e saj politike, duke qënë një kërcënim i madh për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit”, tha ndër të tjera Mediu.
Po ashtu kreu i PR, theksoj se është e rëndësishme të mbahen përgjegjës të gjitha vendet, veçanërisht Kina që shkel sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë.
tv6+1vlora
Discussion about this post