Shëndetësia është Sëmurë! Kërkon trajtim emergjent. – Sistemi shëndetësor është zhytur në kaos të plotë, është në hipoksi të thellë. – Shëndetësia është lënë në harresë edhe pse fasada dhe propaganda si kudo është perfekte.
Sot Shqipëria është në krizë për mjekë e infermierë, për mungesë mjekësh specialistë, sidomos në spitalet e rretheve . Sot Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve e infermierëve për frymë popullsie në rajon, si në sistemin shëndetësor parësor, ashtu edhe në atë spitalor. Me mijëra infermierë e shumë mjekë kanë vendosur të largohen nga Shqipëria e të jetojnë e punojnë në vendet e Evropës.
Kjo të trishton, të rëndon shumë, sidomos në kushtet kur për këta mjekë e infermierë është investuar në dije, në specializime e profesionalizëm dhe, pikërisht këta janë të patrajtuar, me dinjitet të nëpërkëmbur nga kjo qeveri. Në vitin 2022 mjekët në Shqipëri përveçse të pavlerësuar për formimin dhe shërbimin që ofrojnë kanë pagat më të ulëta në rajon. Kjo, sepse qeveria sot mendon si të pasurojë besniket e vet me konçesionet e famshme, në vend që të përdorë fondet për rritjen e cilësisë dhe sigurisë së shërbimit të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.
https://www.facebook.com/6plus1vloratelevizion/videos/495424179022969
Pasojat? Një sistem shëndetësor, i cili nuk është i denjë për një shtet që aspiron të hyjë në BE. Mjekë e infermierë të pavlerësuar që kërkojnë që jo vetëm mirëqeninen e tyre personale, por edhe integritetin e vlerësimin profesional ta kërkojnë jashtë atdheut. Dhe Shqipëria vuan për ata, për të cilët kanë të gjithë nevojë!
Ndaj të dashur kolegë: Të dashur vlonjatë, le të bëhemi bashkë për t’i thënë “NDAL” largimit të “bluzave të bardha”, për t’i thënë “NDAL” SHKELJES SE DINJITETIT, si profesionistë por edhe si qytetarë të këtij vendi, në protestën demokratike e pa ngjyra politike të 7- KORRIKUT. Të protestojmë të gjithë bashkë sot, sepse nesër do të jetë vonë! Protesta nuk është e PD –së, është e gjithë qytetarëve, ashtu siç është Shqipëria e Shqiptarëve.
tv6+1vlora
Discussion about this post