Të shtëna me armë zjarri ne nje plazh në Radhimë. Ngjarja ka ndodhur mesditen e kesaj te hene, ndersa ka qene ora 12:30 minuta.
Ne informacionin sherndare mediave, policia e Vlores ben me dije se rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri.
Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit, thote policia.
https://www.facebook.com/6plus1vloratelevizion/videos/1815595632125577
Me tej ne dinamiken e zbardhjes se kesaj ngjarjeje, behet me dije se dy shtetas me iniciale B.K dhe E.K janë konfliktuar për adminstrimin e nje plazhi ne kete zone. Konflikti ka degraduar duke nxjerrë armën dhe B.K ka shtënë në drejtim të vellait të tij E.K. Për fat të mirë nuk ka te plagosur.
Menjere ene vendin e ngjarjes kane shkuar sherbimet e policise se Vlores por edhe sherbimi i urgjences, nese do te kishte te plagosur. Në vendngjarje edhe FNSH! Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.
tv6+1vlora
Discussion about this post