Ceremonia në 19:00, i pranishëm edhe Rama
Duke nisur nga pasditja e sotme, By-Passi i Vlorës do të jetë i kalueshëm për të gjitha automjetet. Ai shkurton kohën për të shkuar në jug dhe shmang trafikun e rënduar në qytetin e Vlorës.
By-Passi i Vlorës do të jete i kalueshëm për automjetet në të 28.8 km e tij nga pasditja e të enjtes.
Ceremonia e inaugurimit për hapjen e këtij aksi që lehtëson ndjeshëm trafikun drejt bregdetit të jugut do të zhvillohet në orën 19:00 të ditës së enjte ku i pranishëm do të jetë dhe Kryeministri Rama.
E gjithë gjatësia e By-Passit të Vlorës mund të përshkohet në vetëm 30 minuta duke anashkaluar trafikun e qytetit, i cili në zonën e lungomares gjatë 3 muajve të verës bëhet kaotik.
Në çdo 1.5 kilometër të këtij aksi ka një vendpushim panoramik për të shijuar bukurinë e bregdetit të Vlorës.
Përfundimi i punimeve në këtë aks, do të plotësohet me rrugën Orikum – Dukat dhe më pas me tunelin e Llogarasë, investime që janë në proces.
tv6+1vlora
Discussion about this post