Në vitin 2013, qeverisja demokrate e udhëhequr nga Kryeministri Sali Berisha në atë kohë, u largua nga pushteti me votat e qytetarëve që e votuan kundër.
Por tashmë Berisha ka marrë sërish drejtimin e Partisë Demokratike dhe kërkon të rrëzojë nga pushteti Kryeministrin Edi Rama.
I pyetur nga gazetarët në një bashkëbisedim me ta nga selia blu një ditë pas protestës së opozitës se çfarë do t’u ofrojë qytetarëve, Sali Berisha u shpreh se do t’i bëjë që të harrojnë mandatin e tij të dytë si Kryeministër.
Kryedemokrati deklaroi se politikat e tij do të ndryshojnë dhe do të rrisin gjendjen ekonomike të qytetarëve.
“Mendoj se në një mandat të ri Sali Berisha do t’i bënte shqiptarët të harronin Salin Berishën e dytë. Në një mandat të ri, pa asnjë dyshim që do rivendosim liritë dhe të drejtat e tyre dhe krahas kësaj do kishte ndryshime substanciale në gjendjen e tyre ekonomike. Që të marrësh një borxh siç ka marrë Edi Rama, në qeverisjen e mëparshme borxhi është rritur me 4.4%. Ishte 58.2 shkoi 62.6%. U dyfishuan rrogat dhe pensionet. Në këtë qeverisje borxhi u rrit nga 62.6% në 107 dhe rrogat dhe pensionet sot në qoftë se i proporcionon me inflacionin janë 30-40% më të ulta. Pra çfarë do bënte Sali Berisha? Sali Berisha do t’i nxirrte shqiptarët nga… nuk do kishte shqiptarë në mjerim, do kishte një minimum jetik, do kishte një dyfishim dhe mbidyfishim të rrogave dhe pensioneve, do kishte pa asnjë diskutim një transformim rrënjësor të sistemit të arsimit, shëndetësisë, të jetesës së tyre dhe të dinjitetit të tyre”, u shpreh Sali Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/4883417035096892
Discussion about this post