Kryeministri Edi Rama u takua këtë të mërkurë në selinë e NATO-s, me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg. Zyra e shtypit të Kryeministrisë ka shpërndarë pamjet e momentit të takimit mes Ramës dhe Stoltenberg.
Takimi është kërkuar nga kryeministri shqiptar, për të diskutuar mbi një bashkëfinancim të mundshëm të një aneksi ushtarak brenda portit të ri tregtar, në Porto Romano.
Projekti i qeverisë shqiptare parashikon që rreth 50 ha në këtë zonë t’i lihet kësaj baze ushtarake, ku është menduar dhe për ndërtimin e një kalate me sipërfaqe 800 m linear dhe thellësi 13 metra, ku të mundësohet ankorimi dhe i luftanijeve të mëdha të forcave të NATO-s.
Në orën 13:30 pritet që Rama e Stoltenberg të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/574852964030908
Kryeministri Rama është duke mbajtur një konferencë për shtyp bashkë me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel. Të dy ata janë duke ecur rreziqet që mbart për aleancën kërcënimi rus në lindje si edhe lufta në Ukrainë.
Gjatë fjalës së tij, shefi i NATO-s falenderoi Shqipërinë për ratifikimin me shpejtësi të protokolleve të anëtarësimit të Finlandë dhe Suedisë. Kjo, sipas Stoltenberg, do të forcojë NATO-në dhe do të rrisë sigurinë për këto shtete.
“Përgëzojë Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit shumë shpejtë dhe për këtë ju falenderoj. Kjo tregon se dera e NATO-s mbetet e hapur. Mirëpritja e Finlandës dhe Suedisë në aleancë e bën NATO-n më të fortë dhe ato vende me të sigurta. NATO qendron me Ukrainën në luftën e saj ndaj Rusisë. Mirëpres mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe angazhimin për ndihmë humanitare. Kështu që kryeministër Rama, faleminderit për kontributin e Shqipërisë në këtë drejtim”, tha Stoltenberg.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/3242200772720307
Kryeministri Edi Rama gjithashtu kërkoi që të përfshihet edhe Kosova në partneritetin për paqen.
“Ishte një moment historik për aleancën në përgjigje për luftën. Jam krenar që parlamenti shqiptar u bë një prej të parëve për të ratifikuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë. Qëndrojmë në forcë në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe është e padiskutueshme mbështetja jonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Të vazhdojmë bashkëbisedimin tonë për situatën dhe detyrimet që ne kemi në BP që të parandalojmë çdo përshkallëizm dhe çdo ndikim i keq të kthehet në probleme për rajonin tonë. në kapacitetin tonë si vend aleat do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë në mbështetje të paqes.
Koncepti i ri strategjik thekson rolin e BP, ne besojmë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e B, përfshi edhe Serbinë që nuk është ende pjesë e aleancës.
Pata edhe njëherë shansin të them, nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovë në partneritetin për paqen. E kohët në të cilat jetojmë në këndvështrim tim është vërtetë e mençur që të konsiderohet”, tha Rama.
tv6+1vlora
Discussion about this post