Agjencia qeveritare për Media dhe Informon bën me dije se disa shërbime qeveritare online janë rikthyer në funksionim.
Në një njoftim për mediat, kjo agjenci sqaron se plani i emegjencës për të përballuar sulme kibernetike të tilla po funksionon.
“Kunderofensiva e AKSHI-t dhe aleatëve ndaj sulmit kibernetik po ecën me ritme të shpejta dhe në përputhje me planin e emergjencës. Pas një pune të jashtëzakonshme, prej 96 orësh papushim, nga ekipi i inxhinierëve dhe ekspertëve IT të AKSHI-t, ndihmës së skuadrës së Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerëve të “Jones Group International”, po kthehemi në normalitet”.
Kështu, janë rikthyer faqet online të Ministrive, sistemi i fiskalizimit e të tjera shërbime. Por për e-Albania vijon të jetë ende jo në funksionim.
“Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit janë rikthyer në funksion të plotë brenda 12 orësh.
Që prej ditës së djeshme është kthyer në funksion të plotë:
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor me sistemin e lejeve të drejtimit dhe sistemin e targave;
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e recetës elektronike;
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me sistemin e barnave.
Po punohet me intensitet për kthimin një e nga një të të gjitha shërbimeve që ofrohen në e-Albania dhe rikthimin në funksionalitet të plotë të sistemeve të tjera”.
Agjencia për Media dhe Informim thotë se “ndjekja e protokolleve të reagimit ndaj sulmeve kibernetike, izolimi i menjëhershëm i infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare, që në momentet e para, bëri që sistemet qeveritare të dalin të paprekura. Kjo rezultoi kundërpërgjigjia e duhur ndaj këtij sulmi masiv të pandodhur kurrë më parë ndaj vendit tonë”.
tv6+1vlora
Discussion about this post