Është mbajtur ditën e sotme ceremonia e ngritjes së flamurit të Bashkimit Europian në Kryeministri. I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij ka thënë se nga sot, rruga e Shqipërisë nuk bëhet më e lehtë por më sfiduese.
Edi Rama: Ceremonia e ngritjes së flamurit të BE-së në ballin e kësaj godine nuk është simbolizimi i fundit për Shqipërinë Europiane. Nga sot rruga jonë nuk bëhet më e lehtë. Por shumë më sfiduese dhe përballja me hijet e së shkuarës hyn në një fazë të re. Fryma e ndryshimit hyn në një aftësi të re. Energjia dhe durimi ynë hyn në një test të ri. Edhe ligji dhe drejtësia hyn në një shkallë të re vështirësie. Dua të ju them dhe përfaqësuesve të drejtësisë së re se shpejtësia e anëtarësimit të fëmijëve tanë në BE do të varet shumë nga ato. Mos ua mohoni fëmijëve Shqipërinë Europiane që ata meritojnë. Shumica qeverisëse e Shqipërisë nuk do të bëhet mbrojtja e asnjë subjekti. Ju nuk do të ndiheni kurrë vetëm në luftën me krimin e organizuar. Ngritja e flamurit do të thotë ngritja e kësaj lufte në një nivel tjetër, por edhe frymës kritike.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjitha mediat për punën e paçmuar teksa ka shtuar se kjo fazë e re kërkon një mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve.
Edi Rama: Dua i falenderuar dhe mediat për punën e tyre të paçmuar, dua të shtoj se kjo fazë e re kërkon një mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve si zëdhënës të interesit publik, por edhe si punëmarrës. Do të angazhohemi në të dyja frontet qoftë për të reflektuar mbi gabimet tona, por edhe për të përsosur vijën e saj të sjelljes, qoftë edhe për të ndërvepruar me komunitetin e gazetarëve dhe përfaqësuesit e tyre në funksion të zgjidhjes së halleve dhe problemeve të tyre të mëdha në raport me punëdhënësit.
Rama ka thënë se ky është një rrugëtim i ri drejt shtetit modern të shqiptarëve teksa ka shtuar se nuk do të ishte këtu ku është, nëse nuk do të kishte besuar se Shqipëria bëhet.
Edi Rama: Dua të ju them se jam i vetëdijshëm që flamuri europian i ëndrrave dhe shpresave shqiptare, që do të ngremë solemnisht, barrën më të madhe të detyrimeve e ka mbi qeverinë. Kusuret dhe të metat tona lidhen me të gjithë. Edhe më shumë se të gjithë të tjerët ne mund të jemi dhe problemi dhe zgjidhja për të gjithë. Na takon ne të jemi zgjidhja duke mos harruar se përndryshe jemi ne problemi. Unë nuk do të isha këtu nëse nuk do të kisha besuar se Shqipëria bëhet, se ne shqiptarët e sotëm duhet ta bëjnë Shqipërinë sepse ndyshe nga e tërë koha e pafund, kjo kohë që na ra për hise, kërkon një mundësi të artë që të gjitha gjeneratat nuk e patën, rrugëtimin drejt BE. Si në asnjë rrugëtim tjetër më parë, ky i yni është një rrugëtim drejt lirisë, drejt paqes për fëmijët tanë. Drejt shtetit modern demokratik të shqiptarëve.
Në fund të fjalës së tij, Rama ka falenderuar shqiptarët që e bënë pjesë të këtij rrugëtimi.
Edi Rama: Ky është rrugëtimi i parë i historisë tonë ku ne kemi mundësinë të bëjmë shtetin që meritojnë fëmijët tanë. I falenderoj sot me përulësi të gjithë shqiptarët që me besimin e tyre më bënë një pjesë të rëndësishme të këtij rrugëtimi. U kërkoj ndjesë për gabimet e mia, ato që dija apo nuk dija duke iu siguruar se asnjë prej tyre nuk buron nga qëllimi për të përfituar. Nga thellësia e shpirtit nuk kam qenë kurrë më i bindur për të merituar besimin e tyre. Zoti i bekoftë shqiptarët, Zoti e bekoftë Shqipërinë Europiane.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/765308171556462
tv6+1vlora
Discussion about this post