Nëpërmjet një ceremonie të veçantë ku morën pjesë anëtarë të qeverisë, mazhorancës, trupa diplomatike, përfaqësues të feve dhe të ftuar të tjerë, flamuri i Bashkimit Europian u ngrit në godinën e Kryeministrisë në Tiranë një ditë pas hapjes së negociatave me BE-në.
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, tha se ky çast shënon një tjetër nivel për Shqipërinë.
“Ngritja e këtij flamuri sot në selinë e Kryeministrisë shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetë nivel jo vetëm në marrëdhënien me BE por dhe me të ardhmen e saj, institucionet, liritë dhe të drejtat, sigurinë dhe zhvillimin e saj në çdo drejtim. Por ky moment shënon edhe ngritjen në një moment tjetër detyrimesh të marrëdhënieve të shoqërisë me vlerat, parimet, standardet, rregullat dhe frymën e bashkëjetesës demokratike evropiane”.
Në këtë ceremoni mungonin përfaqësues të opozitës, e në këtë aspekt, Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të donte që të ishin të pranishëm. Por, kjo ishte e pamundur, tha ai, për shkak të pozitës në të cilën ndodhet opozita.
“Do kisha dashur që sot të ishte këtu dhe opozita jo thjesht sepse gjithçka që është arritur në këtë rrugë të gjatë mban vulën e palës tonë, por sepse ky nivel i ri marrëdhëniesh i Shqipërisë me BE natyrshëm kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës. Sot për sot opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjese të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën e marrëdhënieve me BE që nga korrupsioni domethënës te minimi i demokracisë dhe një pjesë tjetër që ndryshon se nuk është damkosur si e padëshirueshme dhe këta të dytët edhe kur i fton nuk vijnë sepse kanë frikë nga të parët kështu që hë për hë do bëjmë siç kemi bërë gjithmonë”.
Kryeministri nuk la pa falenderuar as shtetet partnere që kanë kontribuuar në zhvillimin e Shqipërisë.
“Do kisha dashur të mos ishte nevoja të bëja më shumë në drejtim të miqve dhe partnerë tanë ndërkombëtarë. Mirëpo rruga e mundimshme më kanë bërë më shumë se njëherë dëshmitarë të faktit se kjo arritje historike do mendohej pa ndihmën e tyre aq sa do mendohej Reforma në Drejtësi pa ndihmën e aleatëve tanë strategjikë. Unë e di se mes përfaqësuesve të vendeve mike këtu të pranishëm ka disa që i gëzohen kësaj arritje historike më shumë se sa disa syresh që nxijnë më shumë se shpirti i tyre. Prandaj dua t’i falenderoj për gjithçka bënë, dua edhe t’u kërkoj ndjesë për gjithë çfarë u kanë dëgjuar veshët nga gojët e shthurura të Shqipërisë. Kujtoj këtu ambasadoren Vlahutin, ambasadorin Donald Lu dhe ambasadorin Luigi Soreca”.
tv6+1vlora
Discussion about this post