Policia Kufitare e Vlorës po zhvillon kontrolle të përditshme përgjatë vijës bregdetare për të kontrolluar mjetet lundruese private dhe ato që përdoren për argëtim.
Ndërkohë janë zhvilluar kontrolle për respektimin e bovave dhe të sinjalizimeve përkatëse për kufizimin e mjeteve lundruese, me qëllim që pushuesit të jenë sa më të sigurt.
Të gjithë ata që duan të bëjnë denoncime apo kanë probleme duhet të telefonojnë në numrin 112.
Pak ditë më parë, një skaf përfundoi në brigjet e Jalit duke lënduar 2 persona që ndodhshin në breg. Drejtuesi i mjetit është lënë në masën “arrest shtëpie”.
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/572314781207895
tv6+1vlora
Discussion about this post