Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët për projektligjin e amnistisë fiskale. Pas hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, ky i fundit është shprehur se amnistia fiskale do të ndikojë në luftën ndaj pastrimit të parave. Kryeministri u pyet nëse ky projektligj do të vazhdojë të ketë këmbënguljen e tij për ta vazhduar apo do të zgjedhë të tërhiqet.
Edi Rama: Ne kemi pasur edhe një konsultë të madhe publike, do të vazhdojmë të bëjmë edhe një tjetër. Ne jemi të vendosur për ta çuar përpara projektligjin, por duam që të kemi sa më shumë opinione, të ballafaqojmë sa më shumë kritikat me faktet dhe faktet me burimet e kritikës dhe kjo është arsyeja pse në fakt përgatitja për projektligjin ka zgjatur gati 3 vjet. Ndërkohë që paragjykimin se amnistia është kushtetuese, “aministinë e bënë vendet e tjera, por Shqipëria… shiko se Shqipëria”, këtë nuk e pranojmë as nga BE, as nga SHBA, as nga hëna.
tv6+1vlora
Discussion about this post