Gjatë takimit me kryetarët e bashkive, Kryeministri i vendit Edi Rama iu është drejtuar atyre duke iu thënë se kryetari i bashkisë duhet të jetë mbrojtësi numër 1 dhe avokati i qytetarëve. Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se kryetarët e bashkive duhet të jenë të alarmuar nëse një zyrtar “që lë kokrrën e namit” e mbron partia apo deputetët.
Edi Rama: Si kryetar bashkie duhet të jesh i alarmuar nëse një drejtor i një institucioni të qeverisjes qëndrore në qytetin tënd lë kokrrën e namit dhe e mbron partia, deputetë, ti duhet të çohesh dhe të thuash ose unë, ose ky këtu. Sepse të jesh kryetar bashkie do të thotë të jesh mbrojësi numër 1, avokati numër 1 i qytetarëve në raport me nevojat që kanë nga institucioni që ti drejton dhe të jesh mbrojtësi numër 1 nga të gjitha xhakajdurët që vijnë vërdallë me lloj-lloj pozicionesh nëpër qytetet tuaja. Të jesh kryetar bashkie do të thotë t’i dalësh përballë dhe t’i thuash ti nuk je dot drejtor hipoteke këtu, kjo punë mbaruar, s’je dot, ose unë, ose ti këtu. Nuk e di kryetari i bashkisë kur posta bën zullume me pensionistë? E di që çke me të.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/735886990863636
tv6+1vlora
Discussion about this post