Në oborrin e brendshëm të godinës së Kryeministrisë është parashikuar ndërtimi i një instilacioni që kap vlerën e 3.7 milionë Eurove, teksa vendi por edhe Europa përballet me krizë të çmimeve në shumë sektorë.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj u pyet nga gazetarët përse është lejuar shpenzimi i këtij fondi për instilacionin, në kushtet kur përballemi me krizë energjetike dhe të çmimeve.
Sipas ministres, ky projekt ka qenë i parashikuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
“Në fakt mendoj që sot vëmendja duhet të jetë tek nismat dhe vendimet që qeveria ka marrë. Ne gjatë javës prezantuam gjithë paketën e rezistencës që në total e çon fondin e mbështetjes së qeverisë shqiptare në nivelin 43 miliardë Lekë. Janë fonde të cilat përbëjnë rreth 65% të buxhetit që qeveria ka patur mesatarisht në 5 vitet e fundit për financime investim të brendshëm. Bëhet fjalë për një fond që u është vënë në dispozicion qytetarëve shqiptarë.
Ne kemi bërë transparente gjithë vendimet që kemi marrë me qëllim shpenzimet buxhetore. Ky është projekt i cili ka qenë i parashikuar dhe futet në zbatim dhe në paketën e projekteve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit që inicion këtë vit. Gjithë investimet çojnë në rritje të nivelit të punësimit në vend. Nuk duhen konsideruar çështjet në veçanti por në kompleksitetin e tyre”, deklaroi ministrja Ibrahimaj.
https://www.facebook.com/delinaibrahimaj/videos/1034010370613925
tv6+1vlora
Discussion about this post