Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është propozuar dhe drafti për reformën e re territorale, ku Partia Demokratike ka propozuar 95 bashki, pra 34 më shumë se janë aktualisht.
Harta e re territoriale njësive vendore e propozuar nga PD përmban dy nivele të qeverisjes vendore:
1. Bashkia.
2. Rajoni (Qarku).
Sipas këtij drafti të propozuar nga PD, nga 95 Bashkitë:
50% e bashkive qendrore do të mbulojnë krahas funksioneve të shërbimeve publike e social kulturore edhe shërbimin transportit dhe të zhvillimit të territorit për bashkitë rurale. 50 % e bashkive të tjera do të kenë funksione të kufizuara, kryesisht në kryerjen e shërbimeve publike, bujqësore, aktivitete kulturore dhe asistencë sociale e nxitje të punësimit. Ato do t’i delegojnë funksionet e menaxhimit urban tek njësitë qëndrore mbi një bazë kontratete bashkëpunimi.
Lidhur me nivelin e dytë, PD i përmbahet konceptit të rajoneve.
a. Fomimin e një ndarje të re rajonale me 5 rajone.
b. Tirana, kryeqytet metropolitan me një bashki qendrore dhe14 bashki me kopetenca të kufizuara.
Ky ishte në thelb drafti paraprak i grupit të punës, i paraqitur për t’u diskutuar nga deputetë e PD-së.
Drafti i Plotë i Grupit të Punës të PD-së rreth përmirësimit të reformës administrative territoriale (RAT):
Në kushtet e dështimit të RAT dhe kolapsit në pushtetin vendor PD paraqet para qytetarëve shqiptarë projektin e saj të ri “ Për një qeverisje vendore pranë qytetarëve”
Paraprakisht duhet të theksojmë se Reforma e ndarjes administrative e territoriale që po diskutojmë sot është një nga tre komponentët e projektit të PD për fuqizimin dhe modernizimin e Pushtetit Vendor.
Projekti i plotë i PD përmban ndryshime thelbësore në konceptimin e Demokracisë vendore, Autonomisë financiare, Decentralizimit dhe Zhvillimit Rajonal.
Ai do të preki tre ligjet themelorë të organizimit të qeverisjes vendore:
“Për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”,
“Për Vetëqeverisjen Vendore”,
“Për financat e vetëqeverisjes vendore” dhe një sërë aktesh të tjera me karakter rregullues ligjore të bashkive.
Lidhur me Reformën e vitit 2014.
Në konkluzionet e nxjerra ngsa anketimet në gjithë territorin dhe analiza e kryer nga Grupi Punës rreth Reformës së vitit 2014 mund të deklarojmë:
Pas 8 vitesh të zbatimit, Reforma Administrative e Territoriale dhe strukturat e dala prej saj kanë dështuar duke shkaktuar pasoja shumë të rënda për funksionimin dhe stabilitetin demokratik, ekonomik e shoqëror të njësive vendore.
Shqiptarët konstatojnë se reforma territoriale ishte thjesht një ndarje administrative elektorale e kryer në mënyrë të njëanshme, e cila ka prodhuar katastrofë sociale dhe shpopullim të pjesës më të madhe të territorit të vendit!
Reforma e PS ka rënë pikërisht në katër shtyllat kryesore mbi të cilat ajo u ngrit:
1. Dështoi në rritjen e eficiencës ekonomike të njësive të reja.
2. Solli centralizim të pushtetit te kryebashkiakeve duke shkatëruar decentralizimin dhe forcimin e vetëqeverisjes vendore.
3. Goditi përfaqësimin e qytetarëve në bashkëqeverisje, demokracinë vendore dhe llogaridhënien.
4. Dështoi në nxitjen e zhvillimit ekonomiko- social dhe zbutjen e varfërisë.
Platforma e PD
Përballë këtij realiteti të hidhur PD dhe DR. Berisha u angazhua seriozisht për të paraqitur përpara shqiptarëve alternativën e vet rreth Ndarjes Territorriale dhe një program reformues të plotë për Qeverisjen vendore.
Ky program do të realizojë një kthesë pozitive në strukturimin demokratik, vetqeverisjen, financimin, cilësinë e shërbimeve dhe vecanërisht eficencën e menaxhimit të njësive vendore.
Për këtë objektiv madhor u ngrit grupi i punës së ekspertëve të reformës territorial.
Grupi i punës i permiresimit të reformës administrative territoriale (GPRAT) përbëhet:
1. Oerd Bylykbashi, kryetar
2. Ylli Asllani, sekretar.
3. Ivi Kaso
4. Besnik Aliaj
5. Artan Hoxha
6. Luan Baci
7. Lorenc Luka
8. Adrian Turku
9. Ylber Zeneli
10. Agron Haxhimali
11. Ormir Rusi
12. Luan Baci
13. Voltana Ademi
14. Bujar Leskaj
15. Agron Sharra
16. Luan Muca
17. Bexhet Cobani
Aktiviteti i kryer i Grupit të Punës
Duke patur parasysh kohën në dispozicion u hartua një plan veprimi pilot me këto hapa:
1. U kërkua mendimi banorëve nëpërmjet shperndarjes nga deget e PD të një anketimi qytetar në gjithë territorin e vendit.
2. U hartua nga grupi i punës një draft paraprak i bazuar në studime dhe analiza të thelluara nga Agjensia Suedeze e Zhvillimi, Kolaboracioni Zvicerian dhe USAID
3. U krijua Forumi i të Zgjedhurve Vendorë si konsulent për ceshtjet vendore dhe si instrument për thithjen e mendimit të shoqërisë civile.
4. U organizuan takime të grupit të punës me qytetarë e të zgjedhur vendor në Qarqet Fier, Elbasan dhe Vlorë. Do të ketë takime të tjera edhe në Qarkun Shkodër, Sarandë etj.
5. Në 71 degët e PD u organizuan mbledhjet e kryesisë duke propozuar variantin e tyre sipas njesive vendore.
6. Takimi final i grupit të punës morri në shqyrtim të gjithë sugjerimet dhe përgatiti draftin final të Hartës së re territoriale.
7. Drafti i pregatitur po i paraqitet sot deputetëve për aprovim.
8. Do të organizohet së shpejti konventa kombëtare për paraqitjen e draftit dhe programit të PD për RAT dhe riorganizimin e qeverisjes vendore.
9. Grupi parlamentar i PD do të paraqesë projektligjin në Parlament.
Kriteret e PD ne hartimin e Hartes së re Territoriale
Kriteri “ një qeverisje sa më prënë qytetarëve” ishte kriteri bazë, krahas kritereve të njohura të zhvillimit ekonomik, social, kulturor, demografik, historik dhe marrëdhënieve tradicionale të bashkëpunimit midis komuniteteve
Objektivat e draftit të PD janë:
1. Rritja e përfaqësimit qytetar në vetqeverisjen vendore
2. Shkurtimi i distancës së qytetarëve me intitucionet e njesive vendore dhe shërbimet publike.
3. Krijimi I bashkive asimetrike në funksione dhe shërbime, si dhe në planifikimin e territorit.
4. Dyfishimi i financave vendore nëpërmjet ndarjes së taksave dhe shtimit të granteve.
5. Kthimi i zgjedhjeve të kryetraëve dhe llogaridhënies në cdo njesi administrative.
6. Përfaqësimi në Këshillin Bashkiak me këshilltar i cdo njësie administrative
Në përfundim:
Harta e re territoriale njësive vendore e propozuar nga PD përmban dy nivele të qeverisjes vendore:
1. Bashkia, niveli pare.
2. Rajoni (Qarku)
1. Bashkitë
– 95 Bashki asimetrike,
– Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale 61 Bashki
– 50% e bashkive qendrore do të mbulojnë krahas funksioneve të shërbimeve publike e social kulturore edhe shërbimin transportit dhe të zhvillimit të territorit për bashkitë rurale.
– 50 % e bashkive të tjera do të kenë funksione të kufizuara, kryesisht në kryerjen e shqërbimeve publike, bujqësore, aktivitete kulturore dhe asistencë sociale e nxitje të punësimit. Ato do ti delegojnë funksionet e menaxhimit urban tek njësitë qëndrore mbi një bazë kontratete bashkëpunimi.
2. Lidhur me nivelin e dytë PD i përmbahet konceptit evropian të rajoneve.
Ajo është e pregatitur për të ofruar dy opsionet e saj për nivelin e dytë të qeverisjes vendore
a. Fomimin e një ndarje të re Rajonale me 5 Rajone
b. Tirana, kryeytet metropolitan me nje bashki qendrore dhe14 bashki me Kopetenca te kufizuara
Ky ishte në thelb drafti paraprak i grupit të punës, i paraqitur për t’u diskutuar e aprovuar prej jush të nderuar deputetë.
P.S. Konkluzionet e sipërpërmendura u arritën pas dështimit të Reformës Administrative e Territoriale të vitit 2014
– Bashki në kolaps të plotë, me borxhe të shumta dhe në prag tëfalimentimit.
– Shërbime publike të pambuluara financiarisht e larg kërkesave të komunitetit.
– Në krejt territorin e vendit demokracia vendore dhe vetëqeverisja ka bërë hapa pas duke shkelur nene Kushtetues të decentralizimit dhe Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore.
– Subvencionet, punësimi dhe mbështetja vendore janë larguar nga fermerët e interesuar.
– Varfëria, papunësia dhe mungesa e përkrahjes i kanë zënë vendin zhvillimit rajonal dhe progresit.
– Shpopullimi i territorit të ish-komunave ka marrë përmasa alarmante. Qytetarë të dëshpëruar nga braktisja e mjerimi kanë marrë rrugët e botës.
– Zëvendësimi i të zgjedhurve vendorë në ish-komunat me administratorë të emëruar politikë është një goditje e madhe e interesit dhe përfaqësimit të qytetarëve në forumet drejtuese.
– Në zonat e thella dhe larg qendrës së bashkive shërbimet publike dhe investimet në infrastrukturë mungojnë totalisht.
– Normat e demokracisë lokale, bashkëqeverisja dhe rekomandimet e komunitetit janë tashmë terma të harruara me kohë.
– Pjesëmarrja e qytetarëve në drejtim të bashkive dhe angazhimi i tyre në përdorimin e fondeve vendore nuk ekzistojnë.
– Në të gjithë territorin po krijohen grupe shoqërore e të rinj pa perspektivë e të painteresuar për ecurinë e qyteteve rajoneve të tyre.
– Mungesa e llogaridhënies, debatit dhe transparencës në marrjen e vendimeve bashkiakë po shton keqpërdorimin e fondeve publikë dhe dëmton interesat e qytetarëve.
– Të ardhurat prej qytetarëve dhe biznesit po përdoren për tekat e një individi të vetëm në krye të qeverisë, duke përjashtuar prioritet rajonale, debatin dhe sugjerimet e këshillave bashkiakë.
– Në mjerimin e krijuar bashkitë kanë dyfishuar në mënyrë kriminale punësimin e militantëve në kurriz të qytetarëve dhe biznesit të ndershëm.
– Drejtimi i centralizuar partiak i bashkive sjell përjashtimin e shumë shtresave shoqërore, komuniteteve dhe krahinave të tëra nga mos marrja e shërbimeve.
– Mungesa e demokracisë lokale ka sjellë abuzime në pushtet, në përdorimin e fondeve dhe rritjen e shkallës së interesimit të qytetarëve për mbarëvajtjen e krahinës së tyre.
– Përfshirja në një status pa asnjë kriter logjik e njësive rurale me ato urbane krijoi njësi hibride që shkatërruan zhvillimin e qëndrueshëm në krejt zonat rurale.
– Politikat përjashtuese e arritën kulmin me zgjedhjet e fundit, ku i gjithë pushtetit nëpërmjet një skeme mashtrimi, manipulimi e abuzimi i kaloi një partie të vetme.
– Furia e pushtetit qendror në marrjen e kompetencave, zaptimin e territoreve dhe pasurive lokale është bërë problematike.
– Qytetarët ndodhen të ekspozuar para rreziqeve e fatkeqësive natyrore pa pasur mbrojtjen përkatëse civile vendore.
– E gjithë kjo klimë vrastare për kombin ka sjell shpopullimin dhe largimin e qytetarëve jashtë atdheut të tyre në drejtim të një jete me dinjitet.
tv6+1vlora
Discussion about this post