Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka dhënë detaje lidhur me takimin që zhvilluan sot me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe përfaqësuesit politik.
Në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se nga SHBA, u përcoll shqetësimi për financimet e huaja te partitë politike, në mënyrë që paratë që merren nga shtete të tjera të mos kenë ndikim në politikën shqiptare.
“Nga Kim u përcoll shqetësimi i SHBA në lidhje me financimet e huaja në partitë politike. Nën dritën e informacioneve që ato zotërojnë përcollën shqetësimet te partitë politike në mënyrë që ata të rrisin vëmendjen në mënyrë që paratë dhe financimet e huaja dhe jo vetëm ruse të mos kenë ndikim në politikën shqiptare.”- tha ai.
Më tej Celibashi theksoi se KQZ dhe institucionet e tjeta duhet të hetojnë sasitë e parave që marrin partitë politike.
“Ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor, në mënyrë që KQZ dhe institucione të tjera të hetojnë më thellë në lidhje me sasitë e parave që marrin partitë politike, nga i marrin ato paratë dhe si i përdorin.”- theksoi ai.
tv6+1vlora
Discussion about this post