Kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju Jork që prej të hënës në kuadër të zhvillimit të Asamblesë së OKB-së. Kryeministri është së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe kanë nisur një sërë takimesh në kuadër të zhvillimit të kësaj asambleje.
“Ditën e shtunën pritet që të mbajë fjalën ku kjo asamble do të ketë në fokus situatën globale pas luftës mes Ukrainës dhe Rusisë”.
Ditën e djeshme Rama ka patur një takim me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor. Ka qenë një ftesë nga Borrell ku ka pasur edhe diskutime lidhur me atë çfarë do të ketë në fokus Asambleja e Përgjithshme.
Ditët në vijim Rama të ketë takime intensive, por do të jenë takime me dyer të mbyllura dhe jo publike.
Po ashtu sot pritet të mbahet mbledhja e qeverisë dhe të miratohen disa vendime. Një prej vendimeve më të rëndësishme që pritet të marrë miratimin e Këshillit të Ministrave është edhe rritja e pagave për punonjësit e administratës, e paralajmëruar kjo nga kreu i qeverisë disa ditë më parë si pjesë e paketës së dytë për përballimin e krizës.
“Pritet që për vetëm 47 mijë punonjës të administratës të rritet paga në masën 7%, por këto detaje priten të specifikohen në mbledhjen e ministrave dhe pas daljes së vendimit të qeverisë”.
Ndërkohë edhe Kuvendi do të vijojë me diskutimet për disa projektligje. Ndër to janë edhe propozimet e PS për paketën e dekomunistizimit.
“Do të ketë diskutime lidhur me ndryshimet ligjore që pritet të bëhen në projektligjin për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.
tv6+1vlora
Discussion about this post