Një reportere e lajmeve në shtetin e Iowa nw SHBA ka pranuar se është transgjinore gjatë transmetimit të lajmeve.
Nora J.S Reichardt, një gazetare tepër e aftë që punon për Local 5 News në Des Moines, u riprezantua në komunitet në të njëjtën ditë që ndryshoi ligjërisht emrin e saj.
“Duke qenë vetvetja, nuk e dija nëse kishte vend dhe hapësirë për mua për të bërë këtë lloj pune që me të vërtetë më pëlqen shumë”, ka thënë ajo gjatë transmetimit.
24-vjeçarja shpjegoi se kishte menduar për ndryshimin e identitetin të saj gjinor që në shkollën e mesme, por e rritur në një zonë rurale dhe me shoqërinë jo aq të hapur sa sot, ajo nuk mund të gjente as fjalët për t’u shprehur.
Reichardt filloi trajtimet hormonale dhe tranzicionin mjekësor në Shtator 2021.
“Kishte një periudhë të mirë kohe ku të gjithë në jetën time më njihnin si Nora, përveç familjarëve” tha Reichardt.
“Për një kohë të gjatë, trupi im ndihej i huaj për mua dhe tranzicioni ka qenë hera e parë që jam ndjerë si vetvetja në 24 vitet e jetës sime”, tha Reichardt në Twitter
Ajo shtoi se është personi që ishte më parë, por tani është dukshëm më e lumtur. Sipas faqes së internetit të News 5, Reichardt ndoqi Universitetin Drake, ku u diplomua për gazetari dhe sociologji.
Discussion about this post