Tre persona kanë humbur jetën nga shpërthimi në një pikë karburanti në Irlandë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Creeslough, thotë policia irlandeze.
Disa të tjerë të plagosur janë dërguar në spital. Por dyshohet se në një ndërtesë aty pranë karburantit që është shembur si pasojë e shpërthimit, ka ende njerëz të bllokuar.
Autoritetet irlandeze kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Të tjera detaje nuk janë bërë publike.
Ndërkohë, Spitali Universitar Letterkenny tha se incidenti është serioz me shumë të plagosur të cilët kërkojnë trajtim të menjëhershëm.
Spitali u ka bërë thirrje pacientëve të tjerë që të mos paraqiten nëse nuk kanë një urgjencë. Ndërkohë që është shtuar stafi i bluzave të bardha për të përballuar situatën.
tv6+vlora
Discussion about this post